BESA DHE ALEANCA DËRGOJNË NË OPOZITË BDI-NË NË KOMUNËN E BUTELIT

BESA DHE ALEANCA DËRGOJNË NË OPOZITË BDI-NË NË KOMUNËN E BUTELIT

SHPËRNDAJE

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sapo kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit në këshillin komunal në Butel. Me këtë marrëveshje, BDI do të mbetet opozitë në këtë komunë. Në zgjedhjet e 15 tetorit Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët morën nga 1 këshilltarë, BDI 1, ndërsa partitë maqedonase VMRO dhe LSDM nga 8 këshilltarë. Me bashkimin e mandateve mes Besës dhe Aleancës këto dy parti kushtëzojnë partitë maqedonase, të cilët nuk mund të formojnë shumicën me BDI-në. Pritet që shembulli i Butelit të ndiqet në të gjitha komunat, ku me bashkimin e mandateve të këshilltarëve mes Besës dhe Aleancës, BDI do të mbetet opozitë thuajse në të gjithë këshillat komunale. /SHENJA/