Ballina Bota 50 vjetori i vdekjes së Che Guevara-s, sërish ‘luftë’ në Bolivi

50 vjetori i vdekjes së Che Guevara-s, sërish ‘luftë’ në Bolivi

SHPËRNDAJE

Një debat i fortë ka shpërthyer mes qeverisë së Bolivisë dhe veteranëve të ushtrisë për 50-vjetorin e vdekjes së revolucionarit Ernesto Che Guevara.

Qeveria e Bolivisë ka planifikuar një seri ceremonish përkujtimore javën e ardhshme për marksistin argjentinas të adoptuar nga Kuba në praninë e të ftuarve të huaj.

Por një zëdhënës i veteranëve të ushtrisë që luftuan kundër Che Guevarës tha se ata nuk do të marrin pjesë në ceremoni, por do të bëjnë homazhe për ushtarët e vrarë.

Qeveria e Bolivisë, e cila udhëhiqet nga presidenti Evo Morales tha se pret që veteranët të marrin pjesë në nderimin e Che Guevarës pavarësisht se dikur e kanë luftuar.

Duket se socialisti Morales, veçse aleat i Kubës, është një fans i Che Guevarës dhe nuk do t’ia dijë se ushtria e Bolivisë e luftoi dikur atë dhe ishte pikërisht ajo që e vrau. Che Guevara, një prej revolucionarëve më të njohur të Kubës, u kap më 8 Tetor 1967 dhe një ditë më pas u ekzekutua nga ushtria e Bolivisë.

Veteranët thanë se qeveria duhet të nderojë ushtarët që ranë për të mbrojtur vendin në luftë kundër Che Guevarës dhe jo guerrilasit kubanë. Ata thënë se nëse Che Guevara do të kishte fituar, Bolivia do të ishte një vend plotësisht i ndryshëm.

Megjithatë, disa zyrtarë, e justifikuan ceremoninë si një mënyrë për të shëruar plagët mes Kubës dhe Bolivisë, ndërsa druhen se protestës së veteranëve mund t’i bashkohen edhe ushtarakët në shërbim.