5 ish-presidentët amerikanë mblidhen për një kauzë të jashtëzakonshme bamirësie

5 ish-presidentët amerikanë mblidhen për një kauzë të jashtëzakonshme bamirësie

SHPËRNDAJE

Pesë ish-presidentët amerikanë janë mbledhur për një koncert bamirësie në ndihmë të viktimave të uraganeve që shkatërruan SHBA-në këtë vit.

Barack Obama, George W Bush, Bill Klinton, George HW Bush dhe Jimmy Carter u shfaqën të gjithë së bashku në Teksas të shtunën.

Tre demokratët dhe dy republikanët u mblodhën pas apelit të ngritur për të ndihmuar personat e prekur nga uraganet shkatërrues “Harvey”, “Irma” dhe “Maria”.

Deri më tani ata kanë mbledhur 31 milion dollarë.

Politikanët nisën apelin pas uraganit ‘Harvey’, i cili shkaktoi miliarda dëme pasi goditi Teksasin në gusht./SYRI.net/