​Heshtja zgjedhore në Kosovë

​Heshtja zgjedhore në Kosovë

SHPËRNDAJE

Nga ora 07:00 e ditës së sotme fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, ku nesër prej orës 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Subjektet politike, të cilat për 30 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMoti sot me diell dhe i ngrohtë