Zyrtarizohet kandidatura e Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa për kreun e Zhelinës

Zyrtarizohet kandidatura e Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa për kreun e Zhelinës

SHPËRNDAJE

Është zyrtarizuar kandidatura e juristit Blerim Sejdiu për kreun e Komunës së Zhelinës, transmeton Telegrafi.mk

Blerim Sejdiu del në garë si kandidat i Lëvizjes Besa për kreun e komunës së Zhelinës.

Ai njoftimin zyrtar e bëri në profilin e tij në Facebook:

Të dashur bashkëqytetarë të Zhelinës!

Janë kujtimet dhe përjetimet e fuqishme emocionale të fëmijërisë që të mbajnë gjallë dashurinë për vendin. Aq më tepër kur këtë fëmijëri e ke të stolisur nga këshillat e më të vjetërve për atdhedashurinë. Zhelina është vendi im, e tashmja dhe e kaluara ime kurse e ardhmja ime për këtë vend më bën njësh me ëndrrën time për Zhelinën.

Shumë të çmuar bashkëqytetarë të mi të Zhelinës!

Më lejoni që me përultësinë më të thellë ndaj jush t’ju njoftoj se strukturat e degës Lëvizjes Besa në Zhelinë më kanë propozuar për sfidën e të parit të komunës. Dhe kjo sfidë qoftë edhe shumë e vështirë, është pranuar me kënaqësi nga ana ime.

Unë kam një ëndërr dhe ju ftoj të gjithëve të jenë pjesë ëndrrës sime. Kjo ëndërr është mirazh në frymën e Lëvizjes Besa, me ç’rast Ne, të gjithë s’bashku duke i dhënë besën njëri tjetrit krijojmë komunitet të bashkuar politik. Bashkimi bën fuqinë dhe fuqia krijon mundësinë e ndryshimit.
Ejani dhe të gjithë s’bashku ta krijojmë një ambient jetësorë që i përket dinjitetit tonë kombëtar e shpirtëror, ta luftojmë pamëshirshëm nepotizmin dhe korrupsiononin dhe mbi të gjitha ta ndërtojmë një komunë modele në Republikën e Maqedonisë dhe konkurente rajonale me standarte dhe vlera Evropiane.

Ftoj të gjithë dashamirët dhe të tjerët padallim, të cilët dëshirojnë ti shqyejnë vargonjtë e politikave shtypëse, klientelizmit dhe nepotizmit, duke më dhënë mua mbështetje të fuqishme me qëllim që t’ju shërbejmë qytetarëve. Fitorja është afër, kredhuni në ëmbëlsinë e sakrificës që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në dinjitet dhe lumturi.

Me përultësi dhe respekt të thellë për ju,
i juaji
Blerim Sejdiu