Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohen mbi 500 shtëpi (VIDEO+FOTO)

Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohen mbi 500 shtëpi (VIDEO+FOTO)

SHPËRNDAJE

Banorët e më shumë se 500 shtëpive u evakuuan sot në Los Angeles për shkak të një zjarri të madh që përfshiu vendin.

Kryetari i bashkisë së Los Angeles, Eric Garcetti deklaroi gjatë një konference për shtyp, se zjarri që ka shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 800 hektarë dhe është një nga më të fuqishmit që ka ndodhur në historinë e Los Angelesit.

#latunacanyon #lafd #waterdrop #skycrane saving the houses

A post shared by Rayflakes27 (@rayflakes27) on

Më shumë se 500 zjarrfikës u mobilizuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, ndërsa qindra të tjera që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pasi uraganit Harvey që goditi Teksasin, pritet të mbërrijë në orët në vijim në Los Angeles, transmeton kp.

Rënia e zjarrit u njoftua gjatë Festës se punës këtë fundjavë, që u karakterizua nga temperatura shumë të larta.

Autoritetet theksuan se era ishte shqetësimi i tyre kryesor, pasi mund të favorizonte përhapjen me shpejtësi të zjarrit në drejtime të paparashikueshme.