Zbulohet VIDEO/ A është i vlefshëm betimi i Ramës?

Zbulohet VIDEO/ A është i vlefshëm betimi i Ramës?

SHPËRNDAJE

Kabineti i ri qeveritar ‘Rama 2’ ishte sot pasdite në Presidencë për t’u betuar tek presidenti Ilir Meta.

Ceremonia nisi me ekzekutimin himnit kombëtar, ndërsa më pas të gjithë anëtarët e qeverisë u betuan me dorën në Kushtetutë dhe nënshkruan tek Meta, me të cilin bënin edhe foton e rastit. I pari që shkoi drejt Presidentit ishte kryeministri Edi Rama.

Por në dallim nga ministrat e tij, ai nuk është betuar duke thënë fjalën ‘betohem’ dhe as ka vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Rama direkt ka hedhur firmën dhe më pas i ka zgjatur dorën presidentit Meta.

Lapsi.al sjell më poshtë me video lëvizjen e Ramës, ndërsa mbetet e paqartë nëse është apo jo i vlefshëm betimi i Kryeministrit?

/LAPSI.AL/