Zbulohet skema: VMRO dhe BDI me paratë e shqiptarëve, kanë punësuar maqedonas!

Zbulohet skema: VMRO dhe BDI me paratë e shqiptarëve, kanë punësuar maqedonas!

SHPËRNDAJE

Mbi 225 milionë euro u janë dhënë 25 investitorëve të huaj, kompani që kanë punësuar 20 mijë persona në dhjetë vitet e kaluara, deri sa qeveria udhëhiqej nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Rreth 90 për qind e këtyre investimeve kanë shkuar në pjesët maqedonase të vendit dhe kanë punësuar maqedonas, që do të thotë se qeveria VMRO-BDI me para të shqiptarëve nga buxheti ka sponzoruar punësimin e Maqedonasve.

Këtë sot e deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili para opinionit e kumtoi rezultatin e përmbledhur as deklasifikimit të kontratave të nënshkruara në një rreth të mbyllët dhe të cilat, siç tha zëdhënësi i qeverisë, kanë qenë të mbyllura për opinionin dhe i kanë injoruar afaristët maqedonas.

Qeveria VMRO-BDI mesatarisht ka harxhuar 11 mijë euro për nj vend pune. Boshnjakovski theksoi se pjesa më e madhe e këtyre punësimeve nuk janë punësime të reja, por janë të punësuar që janë marrë nga vende tjera pune.
Ai theksoi se nuk ka ekzistuar dokument me kritere të qartë për negociata, kurse negociatat i kanë kryer ministra, këshilltarë dhe promotorë pa kurrfarë kritere.

“Kur i ka kanë kryer këto negociata, Qeveria e Nikolla Gruevskit i ka klasifikuar punët e kontraktuara, respektivisht e ka siguruar fshehtësinë e tyre”, theksoi Boshnjakovski.

Sipas tij qeveria VMRO-BDI ka harxhuar 26 milionë euro kesh në grante të pakthyeshme.

Zbulohet skema: VMRO dhe BDI me paratë e shqiptarëve, kanë punësuar maqedonas!