Zaev në Haraçinë me rastin e Kurban Bajramit (VIDEO)

Zaev në Haraçinë me rastin e Kurban Bajramit (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e festës fetare të Kurban Bajramit e vizitoi komunën e Haraçinës, prej ku të gjithë qytetarëve të fesë myslimane ua uroi festën.

“Festa e cila nënkupton solidaritet, që nënkupton humanizëm, që nënkupton ndihmë ndaj të gjithëve që janë rreth nesh. Kjo festë dërgon gjithë mirësinë dhe ngrohtësinë dhe e bën më të madhërishme në vetvete për shkak se e tregon në thelb kuptimin e ekzistimit njerëzor”, deklaroi Zaev.

Kjo festë, vazhdoi ai, e cila na kujton se mirësia duhet që të jetë orientimi ynë.

Theksoi se festa me të vërtetë e paraqet kuptimin për konceptin e një shoqërie për të gjithë.

“Mirësia ndaj tjetrit, mirësia ndaj atij që është i ndryshëm, mirësia drejt asaj që pret dhe Zoti edhe qytetarët besoj se do të jetë orientuese për të gjithë ne që të ndërtojmë Maqedoninë që të jetë vend për të gjithë, një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev duke ia uruar festën e kurban Bajramit të gjithë qytetarëve nga besimi mysliman./am/