Vrasësi i gruas gjyqtare dedikim për dy fëmijët: Zogjtë e babit

Vrasësi i gruas gjyqtare dedikim për dy fëmijët: Zogjtë e babit

SHPËRNDAJE

Fadil Kasemi, autori i vrasjes që tronditi dje qytetin e Tiranës pasi qëlloi dy herë për vdekje ish-bashkëshorten e tij, dashurinë e tij për fëmijët e shprehte edhe publikisht.

Madje, përpara policisë ditën e djeshme, arsyeja që e shtyu në këtë akt ekstrem ishte pikërisht fakti që ish-bashkëshortja Fildeze Hafizi nuk e linte të takohej me fëmijët.

Në një foto të publikuar në vitin 2013, si foto-kopertinë në adresën e tij në Facebook, edhe një vit më pas Kasemi komenton po vetë në foton e tij ku shkruan “Zogjtë e babit”.

Megjithatë ai dhe fëmijët e tij nuk duket të jenë në të njëjtën linjë, pasi vetë vajza e Kasemit dhe Hafizit, Melisa në një status në Facebook ditën e sotme, ka folur me urrejtje ndaj babit të saj të dhunshëm.

“Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi”, që ka qënë dhe gjithmonë do të jetë një monstër, që nuk meriton të marrë frymë,” shkruan ajo në Facebook.

STATUSI I VAJZËS
Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo ËSHTË njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRË në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të PAVARËSISHT ÇDO KAFSHERIE QË KEMI JETUAR NË ATË SHTËPI.

Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte e adhuronte kurajën forcën inteligjencën dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVË te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që unë nuk besoj në Zot unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë
– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZ