Ballina Kronika Vdes tragjikisht një burrë në Tiranë

Vdes tragjikisht një burrë në Tiranë

SHPËRNDAJE

Një burrë ka humbur jetën në spital, për shkak se gëlltiti një sasi të madhe me ilaçe.

Pasditen e së dielës, në spital ka gjetur vdekjen 55-vjeçari A.Sh., banues në fshatin Lundër, në periferi të Tiranës.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja e tij ka ardhur për shkak të përdorimit të tepërt të medikamenteve.

Nuk dihet nëse vdekja e tij ka qenë akt vetëvrasje, apo ngatërresë medikamentesh.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim, njofton Policia.