URAGANI IRMA PRITET TË GODASË FLORIDËN (FOTO)

URAGANI IRMA PRITET TË GODASË FLORIDËN (FOTO)

SHPËRNDAJE

Uragani Irma është nisur drejt Haitit dhe Republikës Domenikiane, pasi ka vrarë së paku dhjetë veta në ishujt Karaibe, ndërsa ka goditur Puerto Rikon me erëra dhe shira të furishëm.

Shteti i Floridës, ndërkaq, duhet të përgatitet për goditje direkte në zonën e Majamit në ditët në vijim, raporton REL.

Parashikuesit e motit e kanë përshkruar Irmën si stuhi “potencialisht katastrofike”, e kategorisë 5, që është klasifikimi më i lartë në SHBA për uragane.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, tha se tetë njerëz janë vrarë në territorin francez të Shën Martinit.

“Është fatkeqësi e madhe; 95 përqind e ishullit është shkatërruar”, tha Daniel Gibbs, kryetar i këshillit lokal në Shën Martin.

Stuhia pritet të godasë Floridën më 10 shtator. Ekspertët druajnë se ajo mund të përfshijë gjithë bregun e saj lindor dhe të lëvizë kah Xhorxhia dhe Karolinet.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, kërkoi njerëz vullnetarë që do të ndihmonin banorët.

“Kemi pasur mbi 4,000 vullnetarë të regjistruar në më pak se 24 orë. Kjo përfshin mbi 700 punonjës shtetërorë. Kjo është e jashtëzakonshme, por na duhen edhe të tjerë”, tha guvernatori Scott.

Gati dy javë më parë, uragani Harvey ka goditur shtetin e Teksasit, duke shkaktuar viktima dhe përmbytje të mëdha sidomos në qytetin Hjuston.The aftermath of Hurricane Irma on Saint Martin island in the Caribbean. Netherlands Ministry of Defense/via REUTERS

Children in a low-income neighborhood carry containers for water as Hurricane Irma slammed across islands in the northern Caribbean in Santo Domingo, Dominican Republic. REUTERS/Ricardo Rojas

Police patrol the area as Hurricane Irma approaches San Juan, Puerto Rico. REUTERS/Alvin Baez

Palm trees buckle under winds and rain as Hurricane Irma slammed across islands in the northern Caribbean in Fajardo, Puerto Rico. REUTERS/Alvin Baez

Overturned plants are seen as Hurricane Irma slammed across islands in the northern Caribbean in San Juan, Puerto Rico. REUTERS/Alvin Baez