Trump-Erdogan: Përkushtim për stabilitetin në rajon

Trump-Erdogan: Përkushtim për stabilitetin në rajon

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike janë pajtuar për të punuar së bashku për lidhje më të forta dhe për siguri rajonale, kanë thënë zyrat e të dy liderëve. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump ka “theksuar përkushtimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, për të punuar së bashku në drejtim të rritjes së stabilitetit në rajon. Presidenca e Turqisë ka njoftuar se të dy liderët kanë theksuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve dhe “rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët për forcimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale dhe për rritjen e stabilitetit në rajon”. Kjo bisedë telefonike u bë një ditë pasi Erdogan i dënoi akuzat e autoriteteve amerikane kundër disa shtetasve turq për shkelje të sanksioneve financiare kundër Iranit, përfshirë dhe ish-ministrin e ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan. Erdogan tha se akuzat ishin politikisht të motivuara kundër Turqisë, që është aleate shumëvjeçare e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e NATO-s./am/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKapet mbi 1 ton kanabis në Vlorë