Tragjike në SHBA/ Nëna vret 2 vajzat binjake e më pas kryen...

Tragjike në SHBA/ Nëna vret 2 vajzat binjake e më pas kryen vetëvrasje

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Chicago të SHBA-ve ku një nënë ka vrarë vajzat e saj binjake e më pas ka kryer vetëvrasje.

41-vjeçarja Celisa Henning sipas mediave vendase ka qëlluar për vdekje vajzat e saj 5-vjeçare Makayla dhe Addison të cilat janë gjetur të vrara në dhomën e tyre të gjumit nga babai Steven Henning.

Gjyshja e vajzave fatkeqe ka treguar se Celisa vuante nga probleme me shëndetin që prej një aksidenti automobilistik dhe nuk kishte mundur të gjente një kurë shëruese për pasojat e traumave të pësuara.

Ekspertët kanë filluar hetimin e ngjarjes për të kuptuar shkakun dhe rrethanat që shtynë 41-vjeçaren drejt aktit të rëndë.

Ngjarja ka shokuar zonën, në të cilën nuk ndodhin shpesh krime e aq më tepër të këtyre përmasave.

/Citynews