THAÇI MANDATON HARADINAJN PËR KRYEMINISTËR

THAÇI MANDATON HARADINAJN PËR KRYEMINISTËR

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka caktuar Ramush Haradinaj mandatar për formimin e Qeverisë së re. Këtë njoftim Thaçi e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka shkruar Thaçi. /SHENJA/