TALAT XHAFERI E SHTYN SEANCËN PËR GJUHËN PËR SHKAK TË OBLIGIMEVE PARTIAKE

TALAT XHAFERI E SHTYN SEANCËN PËR GJUHËN PËR SHKAK TË OBLIGIMEVE PARTIAKE

SHPËRNDAJE

Pas reagimeve të shumta procedurale të deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe pauzave të njëpasnjëshme, Kuvendi ka miratuar rendin e ditës të seancës në të cilën ndodhet edhe ligji për gjuhët. Deputetët miratuan vetëm pikën e parë të rendit të ditës, vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas për shkak të obligimeve partiake për zgjedhjet lokale, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe e caktoi vazhdimin për nesër, raporton SHENJA.