Stërvitje me 100 mijë trupa dhe raketa! Rusia i ‘fut të dridhurat’...

Stërvitje me 100 mijë trupa dhe raketa! Rusia i ‘fut të dridhurat’ Evropës

SHPËRNDAJE

Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake që përfshijnë mijëra ushtarë dhe armë bërthamore, te cilat kanë ngjallur frikën se të jenë një “kalë trojan” për të pushtuar Evropën.

Mijëra trupa ruse, tanke dhe pajisje ushtarake janë zhvendosur në Bjellorusi në Evropën Lindore për stërvitjet masive ushtarake.

NATO-ja beson se ushtrimet javore, të koduara me emrin “Zapad”, do të përfshijnë më shumë se 100,000 trupa dhe raketa balistike të aftë për leshime bërthamore.

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë frikësohen se Rusia mund të përdorë stërvitje si një “kalë trojan” për të zbarkuar në Poloni dhe shtetet e tjera Baltike.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë ngritur shqetësime, duke bërë që NATO-ja të dërgojë 4,000 trupa për të mbrojtur territoret e tyre.

Por Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet për një komplot pushtimi dhe ka insistuar se vetëm 13,000 trupa po marrin pjesë në ushtrime.

Sidoqoftë, stërvitjet janë “lojërat më të mëdha të luftës” të organizuara nga Rusia pas që Luftës së Ftohtë./SYRI.net/Image

Image