Si përfitoi nga amnistia, zbardhet urdhri i lirimit për ish-burrin e gjyqtares

Si përfitoi nga amnistia, zbardhet urdhri i lirimit për ish-burrin e gjyqtares

SHPËRNDAJE

Zbardhet vendimin e lirimit të 53-vjeçarit Fadil Kasemi nga Gjykata e Kavajës që sot ekzekutoi në mes të Tiranës ish-bashkëshorten e tij gjyqtare.

Pas vendimit me 3 vite burg nga Gjykata e Kavajës për Fadil Kasemin, ish-bashkëshorti i gjyqtares Fildes Hafizi ka qëndruar në burg vetëm 11 muaj e 8 ditë. Kjo pasi ka përfituar nga amnistia që bëhet për vit të ri nga Presidenti duke u liruar më 14 janar të këtij viti.

URDHRI I LIRIMIT
Me vendimin Nr. 76 dt. 28.4.2016 të Gjykatës së Rrethit Kavajë shtetasi Fadil Kasemi deklaruar fajtor dhe dënuar me vendim të formës së prerë me 3 (tre) vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 278/2, 130/a/4 të Kodit Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë më datë 14.09.2016. Për këtë vendim ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi Prokuroria e Rrethit Kavajë më dt. 16.11.2016.

– I dënuari Fadil Kasemi është arrestuar më datë 19.07.2015 dhe ka përfituar 6 muaj e 23 ditë zbritje dënimi në bazë të nenit 57 të K.Penal dhe nuk ka përfituar ulje dënimi dhe deri më sot më datë 14.09.2016 nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur dhe 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 8 ditë burgu.

– Në zbatim të Ligjit Nr. 141/2016 “Për dhënie Amnistie”, ky i dënuar përfiton ule të dënimit.
– I dënuari Fadil Kasemi lirohet sot më dt. 14.01.2017 me “Amnisti”.