SHQIPËRI – VËLLAI QËLLON VËLLAIN

SHQIPËRI – VËLLAI QËLLON VËLLAIN

SHPËRNDAJE

Një krim ka ndodhur në familjen Llapushi në Kodër Kamëz të Shqipërisë.

Mëngjesin e sotshëm: vëllai ka qëlluar me thikë vëllanë e tij, por fatmirësisht vetëm duke e plagosur.

Policia arrestoi 40 vjeçarin Arjon Llapushi, ndërsa në spital përfundoi vëllai i tij i madh, Ll. Llapushi, 48 vjeç.

Policia tha se “arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal./shenja/