Ballina Lajme Kosovë Shpërthen Zafir Berisha e quan Hashim Thaçin kryekriminel dhe kryehajn

Shpërthen Zafir Berisha e quan Hashim Thaçin kryekriminel dhe kryehajn

SHPËRNDAJE

Zafir Berisha thotë se ende nuk ka marrë asnjë konfirmin zyrtar për decertifikimin e tij si kandidat për kryetar të Prizrenit nga NISMA.

Por thotë se me gjasë kjo është e vërtetë. Ai për Periskopin ka thënë se kjo është një hakmarrje që po i vjen menjëherë pas abstenimit që bëri me votën e tij ndaj Qeverisë Haradinaj.

“Edhe djali im 7 vjeçar e di që kjo është një hakmarrje ndaj veprimit tim në seancën kur u votua Qeveria Haradinaj. Këtë hakmarrje e ka bërë ndaj meje kryekrimineli Hashim Thaçi”, ka thënë Berisha.

“Ky është vendimi i kryebanditit dhe i krye hajnit Hashim Thaçit, e jo vendim i KQZ-së, sepse flitet për një dënim për 140 euro për një organizatë kriminale turko-kosovare, që e ka privatizu KEK-u, mbas të cilës qëndron Thaçi, ai më çdo kusht don që unë të mos jem në garë”, tha Berisha për Periskopin.

Kujtojmë se Zafir Berisha absteoni gjatë votimit të Qeverisë Haradinaj./botasot/