SHITI BANESAT E PENSIONISTËVE? AKUZOHET SE I DHA “FALË”, JANAKIEVSKI MOHON

SHITI BANESAT E PENSIONISTËVE? AKUZOHET SE I DHA “FALË”, JANAKIEVSKI MOHON

SHPËRNDAJE

Policia e Prilepit ka ngritur padi penale kundër ish-ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakieskit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Ai akuzohet për shitje joligjore të banesave shtetërore me çmim të volitshëm në Prilep. Përveç tij akuzohen edhe ish avokati shtetëror Stevan Trajkovski, një noter, dhe avokatja e tanishme shtetërore, Valentina Jordanoska. Sipas policisë, këta persona e kanë dëmtuar buxhetin për 42 mijë euro.

“I akuzuari i parë, Janakieski, në periudhë prej vitit 2007 deri në vitin 2010 në kundërshtim me dispozitat e ligjit për shitjen e banesave në pronë të shtetit dhe pa vendimin e qeverisë, ka nënshkruar kontratë për shitje e banesave në të ashtuquajturat “ndërtesat e pensionistëve” në Prilep, në rrugën Dimo Narednikot, personave Z.A. dhe D.R. të cilët paraprakisht i kanë shfrytëzuar banesat, në bazë të vendimit të dhënë nga Lidhja e luftëtarëve dhe nga Lidhja e pensionistëve”, nga MPB.

Janakieski në reagim me shkrim pohon se kjo është përpjekje e LSDM-së për ta diskredituar atë dhe se policia e Prilepit edhe më parë ka ngritur padi penale për këtë lëndë, por e njëjta është refuzuar si e pabazë.

“Shitja e këtyre dy banesave si dhe e banesave të tjera në pronë shtetërore, është kryer sipas akteve ligjore dhe nënligjore dhe është caktuar në pajtueshmërinë me ligjin për shitjen e banesave shtetërore”, reagoi Janakieski.

Janakieski në fillim të qershorit, pas bisedës informative në PPS-në, akuzoi se PPS-ja po udhëheq përndjekje politike kundër funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.

“Sot jam i dyshuar për shkak se kam vendosur nënshkrim në një kontratë. Nuk është problem, ne do të vijmë, por i bëj thirrje PPS-së që të hapë hetim për LSDM dhe të tregojë paanshmëri në punën e saj”, u shpreh Mile Janakieski, (09.06.2017).

Nga LSDM-ja thonë se me këtë padi penale kundër Janakieskit, vendimet gjyqësore kundër kryetarëve të komunave, Marjan Risteskit dhe Aleksandar Panovit, si dhe paditë penale dhe akuzat kundër Kristijan Delevit dhe Vlladimir Taleskit, po dalin në pah krimet e bashkëpunëtoreve të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së./tv21/