SHBA/ Sulm me armë në një shkollë, vritet një nxënës, 3 të...

SHBA/ Sulm me armë në një shkollë, vritet një nxënës, 3 të plagosur në gjendje kritike

SHPËRNDAJE

Një nxënës është vrarë të mërkurën, gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Uashingtonit. Tri viktima të tjera janë dërguar në një spital, ku ata aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Nuk dihet nëse ata janë nxënës apo mësues. Një i dyshuar është arrestuar menjëherë pas incidentit, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.