Sekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Bajramin e Vogël

Sekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Bajramin e Vogël

SHPËRNDAJE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka uruar kryeministrin Isa Mustafa dhe të gjithë myslimanët me rastin e Festës së Bajramit të Vogël.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për myslimanët në gjithë botën, sekretari Tillerson tha se shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në urimin e sekretarit amerikan, Rex W. Tillerson thuhet:

I nderuar, z. Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira për myslimanët e gjithë botës, në festën e tyre të Bajramit të Vogël, si dhe urimet e mia për ata të cilët kthehen në shtëpi, duke shënuar përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit.

Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit. Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në emër të Departamentit të Shtetit, ju dërgoj përshëndetjet e mia të ngrohta për një festë të lumtur.
Urime festën e Bajramit.