Sali Berisha: Megakorruptorët i ke në qeveri, s’lahen me thinjët e Pandeliut...

Sali Berisha: Megakorruptorët i ke në qeveri, s’lahen me thinjët e Pandeliut (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Sali Berisha hodhi akuza mbi kryeministrin Rama se qeveria e tij është e korruptuar.
Duke përmenduar emra konkretë ministrash, si Gjiknuri, Ahmetaj, ish-kryministri tha se aferat e tyre korruptive nuk mund të fshihen.
Berisha: Pse ju doli dasmë pa nuse kjo ju? Ju doli dasëm pa nuse sepse në atë raport nuk keni një fjalë të vetëm për korrupsionin, që është shtyllë kryesore e regjimit tuaj.
Po pse nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin, sepse megakorruptorët i ke këtu, kampion dhe mendon se këta do ti lash me thinjat e bardha të Pandeliut. Kjo nuk do ndodhë, nuk e lan me asgjë Gjiknurin, nuk e lan me asgjë Arben Zhozhonë. Harrojeni! Apo ndrikullën Manastirliu.
Nuk ka ujë që ti lajë këto. Do ta zgjidhësh problemin? Nuk e zgjidh me tre hafije, kë vvënë tre ndrikulla hafije këtu në grup. Problemi zgjidhet hajde të bëjmë ligjin e konfliktit të interesit, ta plotësojmë atë në cdo nen. Atë po bën Makron, atë të bëjmë dhe ne, nuk zgjidhet me tri hafije./Oranews.tv/