Përzgjedhja e drejtorëve arsimor, sipas qejfeve të partive

Përzgjedhja e drejtorëve arsimor, sipas qejfeve të partive

SHPËRNDAJE

Kanë kaluar 12 vjet që kur arsimi i mesëm edhe ai fillor u vunë nën juridiksion komunal por problemet me emërimet dhe shkarkimet e punëtorëve të arsimit janë ende prezent. Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar Nuhi Dardhishta, thotë se vetë ligji për arsim fillor dhe të mesëm u lë hapësirë veprimi forcave politike që të kenë qasje në zgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve të shkollave.

Në ligj duhet të ceket që konkursi të anulohet nëse nuk kandidohen së paku tre kandidat për drejtor, sepse zakonisht në shkollat tona shkon vetëm një kandidat që e ka pëlqimin e partisë ose të komunës. Unë do të kisha kërkuar që me zgjedhjen e drejtorit të shkollës, I njëjti duhet të zhvishet nga politika, mos të jetë as anëtarë I degës, as në shtab- tha Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.

Por ndryshe thonë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës. Të pyetur nëse ka apo nuk ka hapësirë për përfshirjen e politikës në emërimin e drejtorëve të rinj në shkolla fillore dhe të mesme, nga Ministria e Arsimit dhanë një përgjigje pak sa konfuze:

Procesi i decentralizimit parasheh marrjen e kompetencave te komunave për menaxhimin e mirëfilltë te shkollave fillore dhe te mesme nga ana e komunave. Vetëm investimet kapitale edhe me tutje kane ngelur ne kompetencat e ministrisë se arsimit he shkencës.”

Sipas ekspertëve të arsimit, punësimet politike janë një ndër arsyet kryesore e rezultateve të dobëta në testimet ndërkombëtare arsimore. Përveç përfshirjes së politikes në arsim, nxënësit dhe mësimdhënësit po ballafaqohen edhe me probleme tjera, si mungesë e teksteve dhe hapësirave adekuate për zhvillim të procesit mësimorë./am/