Përplasen dy trena në Zvicër, 30 persona të plagosur

Përplasen dy trena në Zvicër, 30 persona të plagosur

SHPËRNDAJE

Të paktën 30 persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Andermatt të Zvicrës.
Policia tha se përplasja ka ndodhur në një stacion midis Goschenen dhe Andermatt. Si pasojë e aksidentit hekurudhor është mbyllur edhe rruga.
Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes.
Në momentin e përplasjes në tren kishte rreth 100 pasagjerë.
Ndërkaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti të rëndë hekurudhor.
/Oranews.tv/