Përmbytje në Itali, 5 të vdekur në Livorno

Përmbytje në Itali, 5 të vdekur në Livorno

SHPËRNDAJE

Moti i keq në Itali ka shkaktuar pesë të vdekur në zonës e Monterotondo, Livorno. Sipas deklaratë për mediat të Bashkiakut të Livornos Filippo Nogarin situata është problematike

“Situata është shumë e rëndë, kritike, shpresoj të mos jetë një katastrofë’, ka pranuar kryetari i bashkisë së Livorno Nogarin. ‘Ka rënë shumë shi dhe ka shumë vështirësi”.

Situata më kritike është në zonën e Collinaia dhe Ardenza e Montenero, ku ka pasur edhe rrëshqitje dheu të cilat kanë mbuluar disa shtëpi. Në Livornese, në Quercianella është evakuuar një kamping i tërë.

Në Pisano, në San Giorgio, katër vajza të bllokuara brenda një makine janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse. Situata mbetet akoma dramatike, pasi ka zona ende shumë zona të mbuluara nga uji./syri.neti/