Operacion i madh në Kosovë: Zbulohen dyert e mbushura me 135 kg...

Operacion i madh në Kosovë: Zbulohen dyert e mbushura me 135 kg marihuanë, që po niseshin drejt Zvicrës

SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës thotë se ka arritur të shkatërrojë një grup të organizuar të trafikimit të narkotikëve, ndërsa ka arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve janë ndalur si të dyshuar.
Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 135 kilogramë narkotik të llojit marihuanë në operacionit policor të quajtur “Çelësi”.
Policia thotë se ka arritur të shkatërrojë një grup të organizuar të trafikimit të narkotikëve, ndërsa ka arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve janë ndalur si të dyshuar. Reshat Murseli, njoftoi se në rrugën Gjilan-Ferizaj në fshatin Bibaj, gjatë kontrollit të një depoje, janë parë disa dyer dhe gjatë kontrollit të njërës prej dyerve në brendësi ka rezultuar se ishte e mbushur me narkotikë.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli.

Policia ka njoftuar se operacioni policor i filluar me datë 11.09.2017 është vazhduar edhe me datë 12.09.2017, ku është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar:

F.A. viti i lindjes 1984, mashkull, shtetas i Kosovës,

V.Z. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Kosovës,

A.A. viti i lindjes 1972, mashkull, shtetas i Kosovës,

B.H. viti i lindjes 1983, mashkull, shtetas i Kosovës dhe

N.B. viti i lindjes 1974, mashkull, shtetas i Kosovës.

Prokurori i Shtetit për dy të dyshuarit e parë (F.A dhe V.Z) ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Po ashtu, provat materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

Njëqind e tridhjetë e pesë kilogram (135 kg) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, së bashku me 40 dyer dhomash, një AK/47 me dy karikatorë, Gjashtë telefona mobil, dëshmi tjera dhe një makinë./syri.net/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakParashikimi i motit