Nis ndërtimi i murin SHBA-Meksikë, zgjidhen 4 kompani

Nis ndërtimi i murin SHBA-Meksikë, zgjidhen 4 kompani

SHPËRNDAJE

Katër kompani janë zgjedhur për të ndërtuar prototipa për murin mes SHBA-së dhe Meksikës, një nga premtimet e hershme të Presidentit Donald Trump.

Të katër prototipet konkrete do të jenë 9 metra të gjata, dhe do të ndërtohen në muajt e ardhshëm.

Zyrtarët më pas pastaj do të vazhdojnë testimin e mureve për në dy muaj, duke vëzhguar ndërhyrjen dhe rezistencën.

Kontratat janë me vlerë deri në 500,000 dollarë secila.

Muri në të gjithë kufirin jugor të Amerikës ishte një premtim kyç në fushatën zgjedhore të presidentit Trump.

Prototipet “do të na ndihmojnë të përmirësojmë standardet e projektimit” të murit eventual, tha zëvendëskomandanti i BKP-së, Ronald Vitiello./SYRI.net/