Ngjela: Shteti të paguajë Hollivudin, për një film për Skënderbeun

Ngjela: Shteti të paguajë Hollivudin, për një film për Skënderbeun

SHPËRNDAJE

Avokati i njohur Spartak Ngjela hedh idenë që historisë sonë kombëtare do ti duhej një film i përmasave holluvudiane për Skënderbeun, duke i kërkuar shtetit të financojë për këtë gjë. “Historisë sonë kombëtare i duhet një film hollivudian i madh për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Si mund ta lajë turpin për fyerjen që kjo qeveri iu bëri shqiptarëve kur dha leje që të bllokohej pamja e monumentit madhështor të Gjergj Kastriot Skënderbeut?

Ajo ka vetëm një mundësi të dukshme e të vërtetë: Qeveria shqiptare, në këtë 550 vjetor të vdekjes së tij, DUHET të paguajë Hollivudin si producentë, deri në maksimumin e kostos së filmave të shtrenjtë historikë që ai ka prodhuar; që: Me paratë e shtetit shqiptar, Hollivudi të paguhet dhe të xhirojë filmin magjik të realitetit të heroikës sonë shekullore, të shkruar nga historianët dhe skenaristët e mëdhenj të kësaj kohe- filmin e Skënderbeut. Filmi që kemi, nuk është i keq, por neve na duhet një film ku bota të njohë shqiptarët, të cilëve me kast iu është errësuar historia e tyre”, shkruan Ngjela.

Më vitin 1953 u realizua filmi i parë dhe i vetëm deri tani për figurën e heroit tonë kombëtar në një bashkëprodhim shqiptaro-rus. Filmi u kandidua për 3 çmime në Festivalin e Filmit në Kanë, dy nga të cilat i fitoi regjisori Sergei Jutkevic. Filmi tregonte jetën e heroit tonë, sesi i bashkoi princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin e duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës. Përballja me tradhtinë e Hamza Kastriotit, i cili ishte nip i tij, vjen në këtë film. Filmi ka dhe skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Skënderbeu u interpretua nga aktori gjeorgjian Akaki Khorava.