NGA E HËNA ÇERDHET PUNOJNË ME DY TURNE, MINISTRJA CAROVSKA PREMTON NDIHMË

NGA E HËNA ÇERDHET PUNOJNË ME DY TURNE, MINISTRJA CAROVSKA PREMTON NDIHMË

SHPËRNDAJE

Çerdhet prej të hënën do të punojnë me dy turne, në mënyrë që prindërit të cilët janë të punësuar në administratë shtetërore ose në punë private ku ka dy turne, do të mund ti lejnë fëmijët në çerdhe deri në orën 21:30.
Por si duket ky novitet do të sjellë edhe probleme të shumta tek drejtorët që duhet të bëjnë shpërndarjen e punëtorëve që thonë se janë të paktë në numër. Problem ka gjasa të ketë edhe me komunat që refuzojnë ta zbatojnë këtë masë siç është rasti me komunën e Karposhit të Stevçe Jakimovskit i cili në mënyrë decide ia ka bërë me dije ministrisë se nuk do të vendos turnin e dytë pasi tani në periudhë parazgjedhore nuk mund të bëhen punësime të reja dhe ai nuk ka ndërmend të obligojë drejtorët që të shprëndajnë ato të punësuar që i kanë në dy turne.
Por ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska siguroi se asgjë nuk mund ta ndalë këtë novitet i cili ka për qëllim vetëm ndihmën e prindërve që nuk kanë ku t’i lënë fëmijët gjatë oratit të punës dhe kërkoi që kjo gjë mos të keqpërdoret as nga kryetarët e as nga drejtorët e shkollave.
“Është shumë me rëndësi që komunat t’i dëgjojnë qytetarët e tyre dhe nëse qytetarët e Karposhit kanë nevojë për turnin e dytë, kryetari duhet t’u dalë në ndihmë. Vlerësoj se në Karposh ka prindër që kanë nevojë për një gjë të tillë. Nëse themi se turni është bërë vetëm për administratën shtetërore do të bëjmë diskriminim. Duhet t’u dilet në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për këtë mase, pavarësisht se në cilin sektor punojnë. Edhe ata të sektorit privat punojnë dhe paguajnë tatime në shtet dhe ne i mbajmë çerdhet edhe me paratë e tyre”, deklaroi Milla Carovska, ministre e punëve sociale
Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov, iu bëri apel punëdhënësve që të mos e keqpërdorim këtë masë të re për t’ua zgjatur orarin e punës të punësuarve të tyre.
“Apelojmë deri tek drejtorët që as mos të tentojnë ta ndryshojnë orarin e punë së kujdestareve dhe edukatoreve. Të zhvillojnë orarin sikurse deri më tani. Kemi informata se në disa çerdhe drejtorët tentojnë ta shtojnë orarin e tyre të punës që të sigurojnë kuadro për turnin e dytë. Ua kujtojmë se secila shkelje e ligjit për marrëdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive është e dënueshme” , ka thwnw , Jakim Nedellkov Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës
Turni i parë në çerdhe do të jetë nga ora 07:00 deri 14:30, dhe i dyti nga ora 14:00 deri më 21:30. Çerdhet do të punojnë edhe të shtunën e parë të muajit. Ministrja Carovska tha se pas zgjedhjeve do të dakordohen punësime të reja pasi në këtë sektor ka mungesë prej 2 mijë kuadrosh por fillimisht do të ndihmojnë financiarish komunat që tashmë do të kenë harxhime shtesë për të vendosur dy turne./SHENJA/