Ndërron jetë aktorja e njohur Hajrie Rondo

Ndërron jetë aktorja e njohur Hajrie Rondo

SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare aktorja e njohur Hajrie Rondo.
Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, për të cilën iu nënshtrua terapive intensive.
Rondo ka një karrierë të gjatë në kinematografinë shqiptare.
Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Jeton në Fier.
Ajo ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë.
Një ndër rolet e spikatura të Rondos, është ai i Tanës tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, ose njihet ndryshe ‘14 vjeç dhëndër’.
Aktorja u duk se e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë dhe për këtë arsye u ringjit në skenë në tetor të vitit të shkuar, duke luajtur rolin e nënë Sanijes, gruas tipike jugore në Teatrin e Metropolit me komedinë “Tre Dhëndurët”, të Dionis Bubanin nën regjinë e Sonila Kapidanit.
Një jetë në skenë, Hajrie Rondo përlotet kur i kujtojnë rolet./Ora News.tv/