Kosovë – Ndërpritet seanca, pritet të vazhdojë një ditë tjetër

Kosovë – Ndërpritet seanca, pritet të vazhdojë një ditë tjetër

SHPËRNDAJE

Ka vazhduar polemika në mes të Avdullah Hotit dhe Kadri Veselit. I pari ka qenë Hoti i cili i është drejtuar Veselit.
“Po vazhdoni me shkeljen e rregullores së Kuvendit. Ndërsa tani unë kërkoj që të merren të gjitha masat për deputetin Zeka për gjuhën e përdorur në sallë”, ka thënë Hoti. Këtë herë, indeferent nuk ka qëndruar as Kadri Veseli. “Ju lutëm mos provoni të më diskreditoni publikisht. Unë I përmbahem rregullores. Sa i përket gjuhës së deputetit, i kam kërkuar që të tërheq fjalën”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, Hoti i ka bërë thirrje Kadri Veselit që të ftoj Qeverinë Haradinajn në Kuvend,. “Unë kërkoj që Qeveria e Kosovës, tani më e votuar, të paraqitet para deputetëve sepse është obligim kushtetues. Unë kërkoj që kjo seancë të vazhdoj të martën në orën 10:00, sepse kemi shumë pyetje për kryeministrin që duam t’ia bëjmë. Ju lutem ftojeni dhe obligojeni Qeverinë që të paraqiten në Kuvend”, ka thënë Hoti.
Në fund u vendos që seanca të ndërpritet dhe të vendoset në Kryesinë e Kuvendit se kur duhet të vazhdojë/Zeri/