Mianmar, mbi 400 të vrarë përfshirë gra e fëmijë

Mianmar, mbi 400 të vrarë përfshirë gra e fëmijë

SHPËRNDAJE

Mbi 400 persona kanë humbur jetën në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe pakicës myslimane në Rohingya të Burma ose Mianmar, tha komandanti ushtarak i vendit.
Numri, i postuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të ushtrisë, është një rritje e mprehtë në numrin e raportuar prej vetëm pak më shumë se 100.
Deklarata tha se të gjithë, përveç 29 prej 399 të vdekurish ishin kryengritës, të cilëve u përshkruan si terroristë.
Numri i paraqitur nga ushtria është shumë më i lartë se ai i paraqitur zyrtarisht nga qeveria, e cila thoshte se janë vrarë rreth 100 persona, dukshëm me synim për të fshehur masakrën ndaj civilëve.
Deklarata tha se kishte pasur 90 përplasje të armatosura duke përfshirë 30 sulmet fillestare të kryengritësve më 25 gusht, duke i bërë luftimet më të gjera se sa që ishte paralajmëruar më parë.
Pakica myslimane prej më shumë se 1 mln banorësh në Mianmar është ndër pakicat më të shtypura në botë.
Sipas OKB-së, rreth 38,000 njerëz kanë ikur në Bangladeshin fqinjë.
Raporte jo ushtarke thonë se shumë prej të vrarëve janë civilë të pafajshëm përfshirë gra dhe fëmijë.
Dhuna e fundit shpërtheu pasi disa kryengritës sulmuan disa posta policie në rajonin e largët.
Grupi kryengritës që mori përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar, Ushtria e Shpëtimit të Rohingya Arakan, tha se ai veproi për të mbrojtur komunitetet Rohingya.
/Ora News.tv/