Megaoperacion në Itali, kapen 2.3 ton marjuanë

Megaoperacion në Itali, kapen 2.3 ton marjuanë

SHPËRNDAJE

Një megaoperacion antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e 2.3 tonë marijuanë në zonën e San Benedetos. Ndërsa janë arrestuar dy pritësit, njëri shqiptar dhe tjetri shtetas italian. Operacioni u zhvillua gjatë natës nga Guarda de Financa e komandës së San Benedetto del Tronto. Një gomone oqeanike ka mundur ti shkarkojë ngarkesën e madhe me drogë, në bregdet dhe më pas është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies disa orëshe të skuadrave të GdF “Ajo ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë e Malit të Zi”, informoi policia e shtetit shqiptar e cila konfirmon sekuestrimin e drogës. “Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë” saktëson policia e shtetit shqiptar Personat e arrestuar janë, një italian 63 vjeç i identifikuar me inicialet R.A dhe një shqiptar 24 vjeç, i identifikuar me inicialet K.D, rezident në Itali Ata janë kapur mbrëmë në bordin në një furgoni që po udhëtonte drejt bregdetit verior të lumit Tronto./am/