Makina shkrumbohet nga flakët

Makina shkrumbohet nga flakët

SHPËRNDAJE

Një makinë u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Bulqizë – Klos, në vendin e quajtur Qafa e Buallit.

Si pasoje e flakëve u dogj rëndë dhe drejtuesi i mjetit tip Ford Shkëlqim Çela me origjinë nga Fushë Kruja.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje arriti ne përfundimin se makina, e cila lëvizte në drejtim të Fushë Krujës, mori flakë në ecje e më pas u shkrumbua plotësisht.

Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët pikasën zjarrin e gjetën 42 vjeçarin pak metra larg mjetit. Ata transportuan Çelën në spitalin e Bulqizës, ndërsa sipas mjekëve ai është djegur në 70 përqind të trupit, ndaj dhe është bërë transportimi në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Paraprakisht shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike në bateri. Policia tha se drejtuesi i cili ndodhej i vetëm në makinë, ka tentuar fikjen e zjarrit ku për pasojë ka pësuar djegie të shkallës së rëndë./shenja/