Lutja e kryebashkiakut turk: O Allah, dërgoji Amerikës një tjetër katastrofë natyrore

Lutja e kryebashkiakut turk: O Allah, dërgoji Amerikës një tjetër katastrofë natyrore

SHPËRNDAJE

Ka bërë bujë në mdeiat e huaja një koment i kryebashkiakut të partisë së Presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Kryebashkiaku i Ankarasë, në një postim në Twitter, lutet që Allahu të dërgojë një tjetër katastrofë natyrore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kostoja e uraganeve Harvey dhe Irma është 290 miliardë dollarë. Do vazhdojmë të lutemi dhe t’i kërkojmë Allahut që t’i dërgojë një tjetër fatkeqësi natyrore kështu do merren me problemet e tyre dhe jo me ne”, shkruan kryebashkiaku turk.

Melih Gokcek është një eksponent i lartë i AKP, i partisë së Erdogan, si dhe kryebashkiak i Anklarasë qysh prej vitit 1994. Në profilin e tij në Twitter, ai numëron mbi 4 milionë ndjekës.