LSDM: QEVERIA E RE E PËRFORCOI POZITËN NDËRKOMBËTARE TË MAQEDONISË

LSDM: QEVERIA E RE E PËRFORCOI POZITËN NDËRKOMBËTARE TË MAQEDONISË

SHPËRNDAJE

Qeveria e udhëhequr nga LSDM që në njëqind ditët e para të mandatit ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Për vetëm njëqind ditë, shtohet në kumtesë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës konstruktive, të përgjegjshme dhe të përkushtuar i ka përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e ka kthyer shtetin në rrugën e integrimeve evropiane.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mës Maqedonisë dhe Bullgarisë, tregon se Republika e Maqedonisë mund vet ti zgjidh çështjet e hapura me fqinjtë, ndërsa zgjidhjet të jenë reciprokisht të dobishme dhe interes i përbashkët i qytetarëve të dy shteteve”, theksohet në kumtesë.

Me këtë rast thuhet se në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, në kuadër të procesit të Berlinit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Maqedonia në mënyrë aktive mori pjesë në iniciativën që do ta ndryshon ekonominë dhe standardin jetësor të qytetarëve në vendet e rajonit.

“Nga një vend i izoluar i vendosur në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia llogaritet si faktor kyç rajonal që do te sjellë integrim euroatlantik të rajonit. Ushtrimet ushtarake në Krivollak, e afirmuan aspiratën për NATO të shtetit tonë dhe i vendosi në një nivel të ri marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesë.

Vizitat e shumta, thuhet më tej, në monopolet botërore nga ana e delegacioneve qeveritare dhe atyre të nivelit ministror, i përmirësojnë dhe promovojnë raportet bilaterale dhe multilaterale të Republikës së Maqedonisë dhe hapin mundësi të reja për hyrje të investime të huaja, vende të reja pune, rritje të eksportit dhe pozitë më të fuqishme ndërkombëtare.

“Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski për interesa personale kriminale e izoluan shtetin dhe krijuan konflikte me fqinjtë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë në realizimin e interesit nacional për anëtarësim fuqiplotë në BE dhe NATO dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë, që VMRO-DPMNE 11 vite e kishte zbehur”, qëndron në kumteësn e LSDM-së./tv21/