LSDM dhe VMRO përplasen për Ligjin për Gjuhët

LSDM dhe VMRO përplasen për Ligjin për Gjuhët

SHPËRNDAJE

Ligji për Gjuhët kaloi komisionin për çështje evropiane dhe me 9 vota pro u përcoll për lexim të parë ne seancë plenare. Votimit i parapriu diskutim tre ditor që u karakterizua me debate të ashpëra kryesisht mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan se ligji shkel Kushtetutën dhe del jashtë konrizave të Marëveshjes së Ohrit, ndërsa ato të LSDM-së mohuan këto akuza duke thënë se është vetëm rrumbullaksim i ndryshimeve ligjore të cilat ishin bërë edhe në vitin 2008 dhe 2011.

ILIJA DIMOVSKI, VMRO-DPMNE

“Ligjin të cilin ju e propozoni është tallje me Kushtetutën dhe tallje me Marrëveshjen Korinizë të Ohrit. Këtë po e bëni me procedurë të shkurtuar dhe po e perdorni flamurin evropian. Kjo temë duhet të diskutohet. Nëse ka aq shumë grupe qytetarësh të Maqedonisë, po ato janë bashkëqytetarët tanë shqiptarët, për të cilat duhet të disktutoet, por duhet të diskutohet edhe për serbët, turqit, boshnjakët, vllehët dhe romët. Duhet të diskutohet dhe duhet të gjindet një zgjidhje për një afat të arsyeshëm dhe kjo nuk do të thotë shkurtim i debatit”

TOMISLLAV TUNTEV, LSDM

“Pohojmë dhe qëndrojmë pas atij pohimi se ky ligj i propozuar as nuk është ndryshim i procedurave themelore, i bazave, i vlerave themelore të Republikës, as nuk do të thotë dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë, pra kjo është gënjeshtër dhe e pavërtetë dhe as nuk do të thotë ndonjë të drejtë jashtë Kushtetutës. Këtë e thamë shkurtë dhe qartë, që nga fillimi”.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se propozim ligji në fjalë e avancon gjuhën shqipe por nuk e zyrtarizon dhe nuk e bën të barabrtë me gjuhën maqedonase. Ndërkaq nga BDI thane se ligji për përdorimin e gjuhëve rrumbullakson pjesën legjislative të Marëveshjes së Ohrit.

FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA

“Edhe pas 16 vjetësh ne nuk e kemi të zyrtarizuar gjuhën shqipe dhe jemi duke debatuar rreth kësaj çështje. Brenda këtyre viteve kemi pasur debate të ndryshme edhe nga përfaqësues të partive politike, edhe nga BDI edhe nga tjerët, se gjuha shqipe është e zyrtarizuar. Mirëpo, me vet debatin sot, me vetë këtë propozim ligj. Ne e shohim dhe e pranon edhe qeveria edhe BDI-ja, se gjuha shqipe nuk është e zyrtarizuar.

Gjuha shqipe nuk ka qenë aspak e zyrtarizuar dhe fatkeqësisht 16 vite pas Marrëveshjes së Ohrit dhe 27 vite pas pavarsimit të vendit, ne jemi ende duke e trajtuar këtë çështje. Pyetja është, a është e gjuha shqipe e zyrtarizuar ose do ta zyrtarizojme me këtë propozimligj, ose nuk është. Vlerësimi im është se ne vetëm e avancojmë shqipen”

EJUP HALIMI, BDI

“Gjuha është e drejtë e natyrshme që i takon secilit etnitet, pasi me këtë edhe institucioneve dhe vetë qytetarët i lehtëson për punën e përditshme. Them e drejtë e natyrshme, sepse shqiptarët por edhe etnitetet tjera në vend nuk kanë një tjetër vendlindje po e RM-së dhe miratimi i këtij ligji sadopak pasqyron realitetin faktik, por edhe historik-kulturor të Maqedonisë. Dilemat se a duhej që ligj të jetë më i avancuar, ekzistojnë sepse bindja e të gjithë neve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojmë, janë të këtilla”

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot kërkuan që ligji të tërhiqet nga komisioni për çështje evropiane dhe të hapet për debat publik në komisionin juridikoligjvënës si dhe të ftohen ekspert dhe përfaqësues të institucioneve shkencore, por kërkesat e tyre u refuzuan nga shumica parlamentare./SHENJA/