Lista zgjedhore, në mesnatë skadon afati për kontroll

Lista zgjedhore, në mesnatë skadon afati për kontroll

SHPËRNDAJE

Në mesnatë skadon afati për kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni. Kontrolli realizohet në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe në mënyrë elektronike në aplikacionin e vendosur në faqen e internetit të Komisionit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 6 shtator kontroll në Listën zgjedhore kanë realizuar 20.081 qytetarë. Deri në këtë datë vetëm shtatë qytetarë kanë kërkuar fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar që të regjistrohen në listë, ndërsa 19 ndryshim të të dhënave. Sipas Rregullores në afat prej pesë ditësh pas përfundimit të kontrollit publik, Komisioni duhet ta dorëzojë Listën zgjedhore deri të partitë politike të cilat, madje në afat prej pesë ditësh duhet t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja. Pas kërkesave të dorëzuara, KSHZ-ja vendos në afat prej tre ditësh, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, partitë politike mund të dorëzojnë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë në afat prej 24 orëve nga pranimi i padisë. Lista zgjedhore në të cilën janë realizuar të gjithë ndryshimet nga kontrolli publik, KSHZ-ja e mbyll më së voni 14 ditë pas kontrollit të përfunduar publik, përkatësisht më së voni deri më 24 shtator. Kontrolli publik në Listën zgjedhore filloi më 21 gusht. Ndërkohë partitë politike vazhdojnë ende taktizimet me emrat e kandidatëve të cilën do të garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e tetorit. Listat e kandidatëve partiak sipas afatit të KSHZ-së duhet të dorëzohen deri te komisionet zgjedhore më së voni deri më 14 shtator. Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 25 shtator dhe përfundon më 13 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të realizohen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në mbi 3.400 vendvotime./am/