Ballina Lajme Ligji për shqipen, shtyhet debati në Komision

Ligji për shqipen, shtyhet debati në Komision

SHPËRNDAJE

Debati mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve sot vazhdoi në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski edhe një herë elaboroi kritikat e partisë më të madhe opozitare ndaj ligjit, që sipas tyre pas yllit të Bashkimit Evropian fshehet një sërë shkeljesh të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Së pari, e zgjeroni përdorimin e gjuhës në të gjitha institucionet dhe jo vetëm në ato të pushtetit shtetëror, por edhe në agjencione, fonde, ndërmarrje publike, komisione, shtëpi shëndetësore e kështu me radhë. Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës. Shkelja e dytë e Kushtetutës, jo vetëm në komunat ku ka së paku 20%, që është parashikuar me Kushtetutën, por në cilëndo njësi të vetëqeverisjes lokale, madje edhe në Vinicë, ose në Bogdancë, ose në Dojran, në Novac, Mogilla ose kudo qoftë – deklaroi Ilija Dimovski, VMRO DPMNE./am/