Ligj i ri për pavarsinë e mediave në Maqedoni

Ligj i ri për pavarsinë e mediave në Maqedoni

SHPËRNDAJE

Ministria e shoqërisë informatike me ligj të ri për shërbime audiovizuale mediatike do të tentojë të krijojë media të pavarura dhe të lira nga presioni politik. Me këtë, praktikisht duhet të respektohen edhe rekomandimet nga raporti i Pribes dhe mediat të distancohen nga politika dhe politikanët. Nga Asociacioni mediatik i Maqedonisë konsiderojnë se propozim ligji është i mirë, por vërejtja kryesore është se anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Media do të lirohen nga përgjegjësia për vendim të marrë për gjobitjen e ndonjë mediumi nëse i njëjti bën shkelje. Nga AMM përmes shkresës kërkuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike t’u shpjegojnë se pse po largohet kjo dispozitë.

Nuk ka asnjë arsyetim për shkaqet përse largohet kjo përgjegjësi për anëtarët e Këshillit, sidomos me ndryshimet që propozohen tani i jepet kompetencë Këshillit të shqiptojë masa kundër mediave- b;jn; me dije nga Asociacioni Mediatik i Maqedonisë

Nga Asociacioni kërkojnë qartë dhe saktë vërtetim dhe përforcim të kritereve me të cilat kanalet e huaja televizive do të mund të ri-emitohen në vendin tonë. kërkohet të gjitha kanalet e huaja të kenë përkthim në gjuhën maqedonase dhe t’i kenë të blera të drejtat për emetimin e përmbajtjeve. Risi është ajo se të gjitha televizionet kabllore do të kenë obligim t‘i ri emitojnë televizionet kombëtare tokësore. Nga ky asociacion i formuar nga pesë televizionet kombëtare: Alsat M, Kanal 5, Sitel, Telma dhe Alfa shprehen se vërejtjet e bëra janë në drejtim të praktikës së deritanishme me të cilat tentohet të mos prishet puna e mediave gjatë miratimit të ligjit të ri i cili duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë./am/