Lëvizjes BESA në Bogovinë zyrtarizoi kandidatin për kryetar komune (FOTO)

Lëvizjes BESA në Bogovinë zyrtarizoi kandidatin për kryetar komune (FOTO)

SHPËRNDAJE

Lëvizja BESA do të garojë me Minur Asanin në Bogovinë përballë Besir Deharit të BDI-së. Vet kandidati i BESËS për Bogovninën ka ndarë këtë lajm duke thënë se ky është moment më i rëndësishëm dhe kyç në jetën tij, sepse të duash ti shërbesh atdheut dhe popullit për Asanin është detyrë e shenjtë.

Ja postimi i plotë i Minur Asanit:

 

Të nderuar, kolegë, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë mbrëm kuvendi i degës të Lëvizjes BESA – Bogovinë, më nominoi për kandidat për kryetarë komune të Bogovinës.
Ky për mua është moment tejet i rëndësishëm dhe kyç në jetën time, sepse t’i shërbesh atdheut dhe popullit për mua është detyrë e shenjtë, njëkohësisht është një privilegj që ma besuat ju të nderuar bogovinas, kështu unë do të bëjë gjithçka që asnjëherë mos tu zhgenjëjë.

Në veçanti kur je kandidat i Levizjes Besa, e cila nuk ka dal në politikë si partitë tjera por si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.
Në krye të kësaj lëvizje janë ideolog, vizionarë, njerëz të jashtëzakonshëm që asnjëherë nuk nguruan t’i shërbejnë popullit.
Unë jam lindur, rritur dhe dua të vdes në atdheun tim dhe pranë popullit tim që e dua më shumë se vetja ime.
Për këtë dëshmi është veprimtaria jonë në të kaluarën në shumë sfera të ndryshme: kulturë, sport, humanitet, ekologji, arsim e shumë aktivitete tjera që i kemi realizuar së bashku me shokët ku ndihma kryesore ka qenë nga afaristë, mërgimtarë dhe personat tjera që çdoherë na kanë ndihmuar kur e ka kërkuar nevoja.
Kërkesa e tyre ishte që ne të i përgjigjemi pozitivisht kandidaturës, sepse bashkarishtë mundemi të bëjmë më shumë punë, gjë të cilën edhe e pranuam pa hezitim.
Qëllimi ynë është që të rikthejmë vlerat në politik se edhe njerëzit e ndershëm dhe të moralshëm mund të jenë udhëheqës.
Kam respekt për kundërkandidatët dhe i kisha lutur të jemi të përmbajtur, fer, korekt, sepse ne do të vazhdojmë të jetojmë bashkë pavarësisht dallimeve politike.
Në fund i lus aktivistët që në asnjë mënyrë mos bien pre e provokimeve, ofendimeve të ndryshme.
Mekanizmi ynë është puna dhe aktiviteti në të kaluarën si dhe programi që do ta shpalosim gjatë fushatës zgjedhore.
“Nëse besimtaret nuk interesohen për politikë ,do të kenë politikanë që nuk do të interesohen për besimtarët”.
Zoti i ndihmoftë atij që ka planë më të mira për të mirën e shoqërisë shqiptare në përgjithësi.


SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGostivari është familja ime