Kunderpergjigja – Pentagoni paralajmëron Korenë e Veriut për “reagim masiv ushtarak”

Kunderpergjigja – Pentagoni paralajmëron Korenë e Veriut për “reagim masiv ushtarak”

SHPËRNDAJE

Shefi i Pentagonit, James Mattis thotë se çdo kërcënim ndaj SHBA-së apo aleatëve të saj nga Koreja e Veriut do të përballet me një “reagim masiv ushtarak”

Komentet e tij u bënë pasi një takimi të sigurisë kombëtare me presidentin Donald Trump lidhur me testin e fundit bërthamor të shtetit komunist.

Peniani tha se kishte testin e një bombe hidrogjenike e cila mund të ngarkohet në raketat me rreze të gjatë veprimi.

Ky veprim u dënua nga ndërkombëtarët.

Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar duke zhvillura armët bërthamore dhe testuar raketat që potencialisht mund të arrijnë SHBA-në

Duke folur për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Mbrojtjës James Mattis tha se SHBA ka aftësitë të mbrojë veten dhe aleatët e saj, Korenë e Jugut dhe Japoninë duke shtuar se angazhimet e saj ishin forcuar.

Cdo kërcënim ndaj SHBA-së apo territoreve të tij – përfshi dhe Guam – ose aleatët tanë do të përballet me një reagim masiv ushtarak, që do të jetë sa efektiv ashtu dhe dërrmues.”

Sidoqoftë, shtoi ai, shpresa ishte për denuklearizim, “sepse ne nuk kërkojmë asgjësimin e Koresë së Veriut”

/Oranews.tv/