Kosovë-Viti: Vritet 20 vjeçari për shkak të çështjeve pronësore

Kosovë-Viti: Vritet 20 vjeçari për shkak të çështjeve pronësore

SHPËRNDAJE

Në fshatin Buzovik mbrëmë rreth orës 19:00 pas një konflikti është vrarë një 20 vjeçar me armë zjarri, njofton Klan Kosova.

Konflikti ka ndodhur për shkak të çështjeve pronësore.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Shaban Azizi, zëdhënës në detyrë I policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ai ka njoftuar se për këtë vrasje janë arrestuar dy persona.