Kosovë – Burri rrah vëllain dhe gruan e tij për një pronë...

Kosovë – Burri rrah vëllain dhe gruan e tij për një pronë në Drenas

SHPËRNDAJE

Në qytetin e Drenasit në mbrëmjes e së shtunës është arrestuar një person, pasi që është përfshirë në një rrahje me vëllain dhe gruan e tij.

Deri te incidenti ka ardhur pasi që palët kanë pasur një kontest pronësor, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Të tre personat kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari është trajtuar në Drenas, kurse dy të tjerët me lëndime më të rënda në QKUK.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e cila dyshohet se ka qenë në pronësi të dyshuarit, por nuk është përdorur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.