Koreja e Veriut testoi bombë hidrogjenike

Koreja e Veriut testoi bombë hidrogjenike

SHPËRNDAJE

Autoritetet e Koresë së Veriut njoftuan se me sukses kanë testuar bombë hidrogjeni të zhvilluar rishtazi kompatibile me raketat interkontinentale balistike, ushtria e së cilës tashmë i ka në inventar, transmeton (AA).
Duke iu referuar burimeve të Phenianit, agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap lajmëroi se Koreja e Veriut ka kryer testim të ri të bombës bërthamore, e gjashta këtë vit.

Dridhje e madhe e tokës është regjistruar sot në mëngjes afër qytetit koreanoverior Hamgyong, në të cilin gjendet kompleksi ushtarak bërthamor Punggyein.

Shtatmadhoria e ushtrisë së Koresë së Jugut njoftoi se bëhet fjalë për një tërmet të shkaktuar në mënyrë artificiale, ndërsa Pheniani më pas zbuloi se bëhet fjalë për testimin e bombës hidrogjenike të zhvilluar rishtazi.