Kavajë – Sherr me thika, goditet pronari i biznesit. Dy të plagosur

Kavajë – Sherr me thika, goditet pronari i biznesit. Dy të plagosur

SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me thikë të ndodhur në Kavajë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një “Fast Food” pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, ku është goditur me thikë N.T., 41 vjeç, pronari i biznesit dhe F.P., rreth 44 vjeç. Të dy janë transportuar në spital me lëndime serioze.

Rreth orës 17:50 në numrin e Emergjencave 112, një telefonatë ka dhënë alarmin për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”. Në vendngjarje, kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se:

Fillimisht, N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë sulmuar me mjet prerës në lokalin e tij “Fast Food” nga F.P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. 41-vjeçari ka reaguar. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi të dy janë të goditur me mjete prerëse, njofton zyrtarisht Policia.

Biznesmeni u dërgua në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa F.P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.

Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.

/SYRI.net/