Kasami: LSDM nuk do të fitojë Haraçinën, Memedi fiton në Studeniçan (VIDEO)

Kasami: LSDM nuk do të fitojë Haraçinën, Memedi fiton në Studeniçan (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Duke folur për Studeni¬çanin, Kasami tha se mjeku Rexhep Memedi futet si fituese në këtë garë.

“Mjeku është një kuadër i rëndësishëm i cili u ka ndihmuar banorëve të Karshiakës. Ata edhe vet ma kanë thënë se nëse mjeku kandidohet do ta votojmë atë”, tha Kasami.

Duke folur për Haraçinë, Kasami tha se edhe në Haracinë gara do të jetë mes kandidatit të BDI-së dhe BESË.

“Unë vlerësoj se në Haraçinë, LSDM nuk do të kaloj në balotazh. Shqiptarët megjithatë do të vlerësojnë partitë politike shqiptare”, tha Kasami.

Sa i përket Likovës, Kasami tha se më së shumti vota që janë vjedhur në zgjedhjet e dhjetorit janë bërë pikërisht në Likovë.

“Besa sigurt shkon në balotazh dhe me gjasa të mëdha të fiton në raundin e dytë”, tha Kasami.