Kapet mbi 1 ton kanabis në Vlorë

Kapet mbi 1 ton kanabis në Vlorë

SHPËRNDAJE

Mbi 1 ton kanabis është sekuestruar nga policia shqiptare gjatë një operacioni antikanabis 30 m larg nga Porti i Vlorës.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë,Policinë Kufitare dhe GdF-në italiane. Për lëndën narkotike të gjetur në një banesë të braktisur policia ka shpallur në kërkim tre persona. Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit dhe tre armë zjarri, 3 prej tyre ‘kallashnikov’ dhe 3 ‘pistoleta’.

“Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen ” 1 Maji” rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, në një banesë private të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak”njofton policia.

Në afërsi të banesës në det ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë./shenja/